Trajneri i Italisë ka qenë vetë një nga ata futbollistë që ka fituar titullin me një ekip aspak të madh. Roberto Mançini, në krah të Xhanluka Vialit, doli kampion me Sampdorian e Vujadin Boshkovit në 1991, ndërsa sot mund të jemi dëshmitarë të një tjetër ekipi të ri që fiton “Skudeton”. Ky ekip mund të jetë Napoli, për herë të parë nga viti 1990, tashmë pa Maradonën. “Them se titullin e fiton Napoli, – thotë Mançini, – ekipi më duket i plotë, me besim dhe shumë alternative. Spaleti ka më shumë përvojë dhe mund ta ruajë diferencën me ndjekësit”.
Sfidanti.al