Ish-kryeministri britanik: Organ rregullator për të shpëtuar Premier Ligën nga pronarët e huaj!

Ish-kryeministri britanik, Gordon Braun, ka propozuar krijimin e një organi rregullues të futbollit anglez, për të kufizuar ndikimi e pronarëve të huaj në Premier Ligë. Ish-kreu i qeverisë laburiste, sot në moshën 71-vjeçare, thotë se pronarëve të huaj u duhet kujtuar se klubet janë si një familje, dhe jo si një biznes loje të fatit. Kjo, pavarësisht se tifozët bënë që të dështonte ideja e Superligës Europiane, ndërsa pronarët amerikane pritet të shesin aksionet tek Mançester Junajtidi dhe Liverpuli. Pronarët e huaj nga SHBA zotërojnë aksione tek Junajtidi, Liverpuli, Arsenali, Aston Vila, Totenhemi, Çelsi, pronarë nga Lindja e Mesme kanë aksione tek Njukasëlli, Mançester Siti, Evertoni, pronarë nga Lindja e Largme janë tek Leisteri dhe Uolvesi, po ashtu pronarë nga Egjipti janë tek Aston Vila, ndërsa ka pronarë italianë, grekë dhe ballkanas të tjerë. Vetëm në katër klube ka aksionerë britanikë.

Sfidanti.al