Logjikisht nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi dy kampionë të mëdhenj duhet ta vlerësojnë njëri-tjetrin. Kjo bën që të besohet pohimi i trajnerit të Paris SG, Kristof Galtie, se ekziston respekt i plotë, i madh dhe reciprok mes Lionel Mesit e Kilian Mbapesë. Kjo dyshe është një nga pikat e forta të ekipit francez, por shpesh edhe objekt i diskutimeve sesi mund të shkojnë me njëri-tjetrin dy “gjela” të tillë. Finalja e Botërorit i vuri përballë, por pritet që Mesi e Mbape të vazhdojnë të luajnë për njëri-tjetrin, i pari më shumë në rolin e regjisorit, dhe i dyti në atë të ekzekutorit. “Mesi do të bashkohet me ne në 2 ose 3 janar, – thotë Galtie, – Hakimi dhe Mbape i prenë në mes pushimet, pasi donin të ktheheshin për të punuar. Mbape u soll në mënyrë shembullore në finale, e përgëzoi Mesin dhe trajnerin e Argjentinës”.
Sfidanti.al