Tifozët e Mançester Junajtidit mrekullohen nga Kasemiro!

E habitshme që ky futbollist pranoi të largohej nga një “makineri fituese” si Reali i Madridit dhe të bashkohej me një ekip “humbës” si Mançester Junajtidi. Gjithsesi, Kasemiro me gjasë mund të ketë bërë zgjedhjen e duhur, dhe tifozët e “djajve të kuq”, po e lavdërojnë tej mase. Pas fitores 3-0 ndaj Notingem Forestit, rrjetet sociale u mbushën plot me vlerësime si “mesfushori mbrojtës më i mirë në botë”, drejtuar brazilianit. Kasemiro ishte i pagabueshëm dhe ndihmoi ekipin që të mos pësonte gola, madje që të shënonte 3. Siç e thotë Markus Rashfordi, klima në ekip ka ndryshuar plotësisht dhe besohet që kjo është për meritë të Ten Hagut, që vendosi të largonte “yllin e vjetër” Kristiano Ronaldo duke lehtësuar presionin ndaj të rinjve, dhe t’i besonte Kasemiros “çelësat” e mesfushës.

Sfidanti.al