“La Gazeta delo Sport” bën një shaka të hidhur kur thotë se nëse skuadra e trajnerit Pioli do të arrijë të ketë “vetëm” 1 000 ditë të humbura për shkak dëmtimi këtë sezon, atëherë do të jetë favorite për vendin e dytë në Serinë A, dhe do t’i “shtjerë frikën” Napolit kryesues. E përditshmja e thekson se 1 000 ditë mungesa për dëmtimet janë një shifër tepër e lartë, por Milani nuk mund të synojë gjë më të mirë kur deri tani i ka humbur 700 “ditë pune”. Nga këto, 180 ditë janë vetëm për Zllatan Ibrahimoviçin, po ashtu janë gati 120 ditë të Florencit që mungon deri në shkurt. Portieri Menja ka edhe ai nja 100 mungesa “me arsye”, dhe bashkë me të edhe Selemekers, Teo Hernandes, Rebiç apo Mesias. Me shokët, edhe Kruniç dhe Origi. Në Salerno do të jenë 4 mungesa të sigurta.
Sfidanti.al