Bepe Marota deklaroi largimin e tij nga Juventusi në 25 tetor kur përfundon edhe mandati i tij si Shef Ekzekutiv i klubit, por duket se nuk do të mbetet shumë kohë i papunë. Sipas asaj që publikohet në median italiane që gjen jehonë edhe në atë britanike, Marota është vënë në shënjestrën e Mançester Junajtid.
