Marota duket se nuk do mbetet pa punë; e kërkon Mançester Junajtid

Bepe Marota deklaroi largimin e tij nga Juventusi në 25 tetor kur përfundon edhe mandati i tij si Shef Ekzekutiv i klubit, por duket se nuk do të mbetet shumë kohë i papunë. Sipas asaj që publikohet në median italiane që gjen jehonë edhe në atë britanike, Marota është vënë në shënjestrën e Mançester Junajtid. Mësohet se klubi i Djajve të Kuq, po mendon që t’i japë marotës rolin e Drejtoruit Sportiv, në vend të Ed Uduard me këtë të fundit që do të merret vetëm me cështjen komerciale të klubit.

Nëse kjo lëvizje do të ndodhë, atëherë bepe marota do të nisë punën që në Old Trafford të sjellë me vete edhe Antonio Konten që aktualisht nuk ka asnjë skuadër. Ish tekniku i Celsit mendohet se do të marrë vendin e Zhoze Murinjos, që është në presion shumë të madh për shkak të rezultateve të ndeshjeve të fundit, ndërkohë që mbi të është zgjatur shumë edhe hija e ish trajnerit të Realit të Madridit, Zinedin Zidan.

sfidanti.al