Lionel Mesi ndodh që e humbet një sfidë dhe bëhet fjalë për atë ligjore me të përditshmen spanjolle ‘ABC’. Gjykata e Shkallës së Parë në Barcelonë në fakt e refuzoi padinë e sulmuesit argjentinas ndaj ABC që kishte publikuar një artikull për parregullsitë e llogarive të Fondacionit të krijuar nga vetë Mesi. 31 vjecari kishte kërkuar një dëmshpërblim prej 202 mijë Eurosh nga ABC për njollosje të nderit të tij. Gjithsesi ky vendim i Gjykatës mund të apelohet nga kapiteni i skuadrës së Barcelonës.
Në maj të vitit 2017, ‘ABC’ publikoi një artikull ku theksohej se Fondacioni i Mesit ishte krijuar në 2007-2015 për të fshehur të ardhurat kundrejt shtetit spanjoll dhe atij argjentinas për vlerën e 10 milionë Eurove. gjithnjë sipas këtij artikulli, Fondacioni u regjistrua në vitin 2013 në Barcelonë kjo edhe pas shfaqjes së problemeve të Mesit me organet fiskale spanjolle.
Në 18 korrik u mbajt seanca gjyqësore për padinë e bërë nga Mesi klundrejt ABC, por vendimi u dha në 27 shtator dhe në të u vlerësua më shumë puna e gazetarit dhe liria e medias. Por jo vetëm kaq, në seancë, u prezantuan edhe dy dëshmi nga Fondacioni messi që konfirmonin se ky organizëm deri në vitin 2013 nuk ishte i regjistruar dhe se 90% të të ardhurave i siguronte nga Barcelona.
sfidanti.al