Lufta lë një shenjë të përjetshme në jetën e personave dhe brus Grobelar nuk bën përjashtim. Ish portieri i Liverpulit, në vitin 1975 kur sapo i kishte mbushur 18 vjec, u detyra të kryejë shërbim ushtarak për 11 muaj në ushtrinë e vendit të tij, Rodezia që tani quhet Zimbabve gjatë luftës civile.
Ai hyri në ushtri për të ndjekur gjurmëbt e luftëtarëve që ishin kundër qeverisë së Robert Mugabes dhe u detyra të vrasë shumë persona për të shpëtuar veten. Grobelar tregoi kujtime të tij nga ato vite në një intervistë për ‘The Guardian’ ku një vend të vecantë zë ai i vrasjes së parë të kryer prej tij
‘Sa persona kam vrarë? Nuk di ta them-tregon Grobelar-kam vrarë shumë persona dhe për këtë arsye e kam jetuar jetën time ditë pas dite. Vrasja e parë është momenti më i vështirë, pasi gjithcka ke në stomak të përzihet. Tani ajo që mund të bëj është vetëm të pendohem për atë cfarë kam bërë, por nuk mund të ndryshoj të kaluarën time’.
Me të mbaruar lufta civile në dhjetor të 1979, Grobelar u largua në drejtim të Kanadasë ku u aktivizua me vankuver Uajtkaps, por më vonë mori telefonatën e Bob Pejzlit për kalimin te Liverpuli me të cilin ai fitoi 6 tituj në premier League dhe Ligën e Kampioneve në 1984 në Romë ku ai u bë i famshëm me kërcimin hipnotizues në serinë e 11 metërshave duke fituar mundësinë që të linte pas gabimet
‘Tifozët më quanin ‘Jungleman’, njeriu i xhuinglës-tregon Grobelar-thoshin që nuk isha i bardhë, por një person me ngjyrë me lëkurë të bardhë. Futbolli më shpëtoi nga depresoi dhe largoi mendimet e errëta të luftës’.
sfidanti.al