Marota: “Ne nuk kemi frikë nga Napoli dhe Roma, por nga Interi”

Gradualisht, por me siguri, gjërat në futbollin italian po kthehen në vendin e tyre. Tani për tani, mbas 13 ndeshjeve, në garën për titullin e Serisë A janë katër ekipe, por të gjithë e kanë të qartë se favorit kryesor, përsëri, është Juventusi që lidhi bashkë katër fitore dhe tani synon kreun e tabelës. Po të gjykosh sipas fjalëve të drejtorit sportiv të Juves, Xhuzepe Marota, nuk janë Napoli dhe as Roma kërcënimi kryesor për të, por Interi.

“Duke pasur parasysh se Interi nuk merr pjesë në kupat evropiane, ai është i vetmi ekip në majën e tabelës që mund t’i menaxhojë mirë forcat e tij. Ai ka një ekip solid, nuk është spektakolar, por di të fitojë. Kështu që ne duhet të kemi frikë këtë ekip dhe asnjë tjetër”, tha Marota.

Mbas 12 ndeshjeve të zhvilluara n Serinë A, kryeson Napoli me 32 pikë, një më shumë se Juventusi, ndërsa Interi ka 30 pikë.

Sfidanti.al