Statistikat nuk gënjejnë: Ronaldo është sulmuesi i 710-të në botë!

Kategoria e statistikave nuk lejon të gënjesh, pasi ajo bazohet mbi shifra konkrete, dhe ajo tregon se Ronaldo është sulmuesi më i keq në pesë ligat më të forta të Evropës, nëse miren parasysh ata futbollistë që kanë gjuajtur në drejtim të portës së kundërshtarit 10 herë ose më shumë. Kështu, me 48 shutat (gjuajtjet) e tij në drejtim të portës dhe vetëm me një gol të shënuar, koeficienti i suksesit të Ronaldos është vetëm 2.08 për qind që, më saktë, do të thotë se ai është sulmuesi i 710-të në të pesë kampionatët më të fortë të Evropës, Primera, Premier Ligë, Bundesligë, Seria A dhe Liga1.

Nëse kemi parasysh lojtarët e tjerë, më shumë topa në drejtim të potës kundërshtare kanë gjuajtur Lionel Mesi, 69, duke shënuar 11 gola, Hari Keini nga 58 gjuajtje ka 8 gola, Dibala me 2 gjuajtje më pak ka 11 gola dhe kështu me radhë, Insinje, Xheko, Imobile,etj.

Sulmuesi më efikas në Evropë, duke pasur parasysh numrin e gjuatjeve në portë dhe golat e shënuar, është Radamel Falkao që ka shënuar gol në çdo dy gjuajtje të tij në drejtim të portës kundërshtare, më saktë, ka gjuajtur 26 herë dhe ka shënuar 13 gola!

Sfidanti.al