Tradheti e lartë, Grizmanin nuk e do gjysma e Atletikos së Madridit!

Anton Grizmani, para disa muajsh, u përshkrua si një hero i vërtetë i Atletikos së Madridit, duke qenë se ai vendosi që të qëndrojë në këtë klub, duke hedhur poshtë disa oferta të majme që atij i erdhën nga klube të mëdhenj, ndërkohë që UEFA e kishte ndaluar klubin në fjalë që të blinte lojtarë të rinj gjatë sezonit veror të kaluar të transferimeve, për shkak të shkeljes së disa rregullave të saj. Por, duke e parë situatën sot, doli se ky vendim ishte i gabuar, pasi duket se Grizmani nuk është shumë i preokupuar dhe i angazhuar gjatë ndeshjeve, ndërkohë që këtë tension ai ka nisur që ta kalojë edhe te bashkëlojtarët e tij.

Media shkruan se mëse gjysma e ekipit të Atletikos është e zhgënjyer nga sjellja prepotente e futbollistit francez dhe, midis tyre, janë Gabi, Godin dhe Huanfran që kanë hyrë hapur në konflikt me Grizmanin. Këta futbollistë mendojnë se do të jetë më mirë që Grizmani të largohet, duke qenë se ai nuk e ndjen më veten si pjesë të ekipit dhe thuhet se edhe vetë trajneri Diego Simeone po e shqyrton këtë opsion, të cilit ai mund t’i japë drejtim që në sezonin e ardhshëm të transferimeve, në janar.

Sfidanti.a