Marota mohon: S’e kemi kerkuar kurre Donarumen, Dibala simboli i Juves

Ne media ditet e fundit eshte folur shume per nje interesim te Juventusit per Donarumen i cili nuk po jeton momentin me te mire me Milanin. Ai qe mendon te pergenjeshtroje zerat e perhapur eshte Drejtori i Pergjithshem i Zonjes se Vjeter, Bepe Marota.

‘Juventus braktis garen per Donarumen? Po, edhe pse te themi te drejten nuk kishim hyre kurre ne te-tha Marota ne nje interviste per Rai Sport ku foli edhe per  tema te tjera si ceshtja e trajnerit Masimiliano Alegri.

‘Alegri nisi punen me ne perpara 4 vitesh, keshtu qe eshte domethenese rikonfirmimi i tij ne pankinen e skuadtes sone-vijoi Marota-ka edhe 2 vjet kontrate me ne por duke pare raportet e shkelqyera me te, mund te them se bashkepuni ka gjasa te zgjatet edhe me tej’.

Marota nuk mund te rrinte pa folur per Dibalen qe e perkufizoi si simbolin e Juventusit.

‘Dibala? Duam ta bejme simbolin e Juventusit. Eshte futbollist i ri dhe ne nuk e kemi me ngut me te. Jam i sigurt se ai do te shperbleje besimin tone’.

Sfidanti.al