Derbi mes Liverpulit dhe Evertonit u vu ne hije pas lajmit per hetimet e hapura nga Federata Angleze ne drejtim te futbollistit te Liverpulit, Roberto Firmino. Vendimi i qeverise se futbollit anglez erdhi pas denoncimit te bere nga mbrojtesi i Evertonit, Mejzon Holgejt qe e akuzoi Firminon per racizem.
Gjate ndeshjes te se premtes mes ketyre dy skuadrave pati nje perplasje verbale mes Holgejt e Firminos madje situata arriti deri aty sa futbollistet e tjere te nderhynin per te ndaluar nje agresion te mundshem te mbrojtesit anglez.
Sipas medias britanike Holgejt i ishte ankuar arbitrit Robert Medli per frazat me tone raciste me te cilat i ishte drejtuar Firmino gjate diskutimit.
Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop i pyetur per kete incident tha: ‘Degjova dicka por nuk mund te them asgje. Arbitri i katert me foli por nuk i degjova mire fjalet. Mendova se hetohej faulli i Holgejt. Pas perfundimit te ndeshjes arbitri i katert me informoi por nuk ishte ajo qe kuptova une’.
Sfidanti.al