Kush është ky futbollist i ri spanjoll që refuzoi Realin e Madridit?

A keni dëgjuar ndonjëherë për futbollistin Rafa Mir? Me siguri që jo, por, megjithatë, ai është mjaftr i talentuar dhe, për më tepër, ai refuzoi Realin e Madridit në favor të ekipit të divizionit të 2-të anglez, Uolverhempton! Gjatë muajve të fundit, emri i Rafa Mirit është lidhur shpesh me Realin e Madridit që ka nevojë për sulmues. Por, Miri e habiti opionin publik sportiv me vendimin e tij që të bashkohej me ekipin e lartpërmendur modest anglez. Në fakt, bisedimet mes Realit dhe Valencias, me të cilën luan, aktualisht, Miri, zgjatën tetë muaj dhe duket se, këtë janar, ky futbollist i ri i talentuar do të shkonte në “Santiago Bernabe”. Por, papritur, Miri zgjodhi si destinacion të tij të ardhshëm Uolverhemptonin.

Sidoqoftë, faktori që vendosi lidhur me vendimin e Mirit për të kaluar tek ekipi i mësipërm i divizionit të 2-të anglez ishte se kryesia e këtij të fundit i premtoi Mirit vend në formacionin e parë, kurse te Reali atij i kishin thënë se do të luante me ekipin e tij të të rinjve.

Sfidanti.al