Gjueti galaktikësh, Reali i Madridit ka marrë tri oferta për Ronaldon!

Gazeta spanjolle, “AS”, shkruante sot se Reali i Madridit, deri tani, ka, tanimë, në tryezë tri oferta zyrtare për të siguruar shërbimet e futbollistit të tij më të mirë, Kristiano Ronaldo, dhe se dy nga ato janë nga Anglia, kurse njëra nga Franca.

Futbollisti portugez, sikurse thuhet përgjithësisht, tanimë, e ka konfirmuar se ai do të largohet, në fund të sezonit, nga klubi “mbretëror”, që do të thotë edhe një fillim të “gjuetisë” për të kapur nënshkrimin e Ronaldos.

Jozyrtarisht, të parët që kanë reguar ndaj informacionit se Ronaldo do të largohet në fund të sezonit, kanë qenë Mançester Junajtidi, Celsi dhe PSZH-ja, të tre këta klube që janë në gjendje t’i përballojnë kërkesat financiare të larta eventuale të Realit dhe të vetë futbollistit.

Sfidanti.a