Një futbollist irlandez “gol” në llotarinë e Krishtlindjeve – 1 milion sterlina!

Ish-lojtari i përfaqësueses së të rinjve të Republikës së Irlandës, Kevin O’Konor, pati një fat të jashtëzakonshëm, pasi ai fitoi llotarinë kryesore që organizohet me rastin e Krishtlindjeve në vendin e tij, duke fituar kështu plot 1 milion sterlina.

O’Konori e porositi biletën e llotarisë përmes dajës së tij, Piter Marfi, dhe kombinimi i numrave doli i suksesshëm. Interesant është fakti se Kevin O’Konori luan me ekipin e Prestonit në divizionin e 2-të anglez (Championship) dhe, më 1 janar, ky ekip humbi 2-3 ndaj Midëllsborout, por, të nesërmen, ai u njoftua se kishte fituar llotarinë njëmilionshe. Biletën e llotarisë, daja e tij e kishte blerë, me 14 dhjetor.

Sfidanti.al