E besoni dot,  më shumë paguhet Marota sesa Anjeli!

Bepe Marota, prej shumë vitesh, po ndjek një politikë transferimesh të shkëlqyer te Juventusi, rezultate të së cilës janë edhe trofetë që ka fituar klubi torinez gjatë viteve. Të dhënat zyrtare financiare zbulojnë sesa fiton “guruja” i transferimeve të “zonjës së vjetër” dhe, sipas tyre, ai, me plot meritë, gjatë sezonit 2016/17) ka fituar 2,6 milionë euro, nga këto 1,5 milionë si pagë fikse, ndërsa të tjerat në formë bonusesh dhe privilegjesh të caktuar në klubin torinez.

Sa për krahasim, presidenti i klubit, Andrea Anjeli, fitoi 489 000 euro gjatë sezonit të kaluar, ndërsa mbas tij vijnë drejtori financiar, Aldo Amcia, me 476 000, ndërkohë që diku atyre afër ndodhet edhe nënpresidenti i Juves, Pavel Nedved, me 429 000 euro.

Sfidanti.al