Zherar Pike, në një konferencë shtypi që mbajti, ditët e fundit, u bëri të ditur gazetarëve se marrëdhëniet e tij me kapitenin e Realit, Serhio Ramos, janë shumë të mira, pavarësisht nga zhvillimet e fundit politike në Spnja, duke pasur parasysh referendumin për pavarësinë e plotë të Katalonjës nga Spanja, në favor të së cilës (pavarësisë së Katalonjës) është shprehur me forcë futbollisti i ekipit katalonjas. Pike i hodhi poshtë pretendimet e medias se marrëdhëniet e tij me Serhio Ramosin janë aq të këqia, sa ata nuk flasin njeri me tjetrin në përfaqësuesen e Spanjës.
Për më tepër, sipas Pikes, marrëdhëdhëniet e tyre janë mjaft të mira, përsa tregon edhe fakti se ata të dy do të jenë partnerë biznesi, në një të ardhme të afërt, por pa e përcaktuar se për çfarë lloj biznesi bëhet fjalë. Sidoqoftë, mediumet spanjollë zbuluan se fjala është për një projekt të përbashkët, më saktë, për një rrjet social që do të ketë si detyrë të promovojë afrimin e futbollistëve profesionistë dhe se me këtë rrjet do të mund të bashkohen të gjithë ata sportistë që do të duan. Rrjeti në fjalë do të quhet “Power to the Players” (Fuqia për lojtarët) dhe është i ngjajshëm me rrjetin social mjaft popullor në Amerikë, “The Players Tribune” (Tribuna e lojtarëve), që po shfrytëzohet me shumë sukses nga mjaft sportistë.
Sa për kujtesë, përmes kësaj risie informatike që ka si synim që t’i japë deklaratat e sportistëve, ashtu si e kanë bërë këta të fundit, pra pa i shtrembëruar ato, Kobi Brajant legjendar paralajmëroi largimin e tij nga basketbolli, ndërkohë që deklarata interesante për karrierën e tyre në rrjetin social amerikan të mësipërm kanë bërë Kristiano Ronaldo, Ivan Rakitiç dhe Marselona.
Sfidanti.al