Diego Kosta, tanimë, përsëri, po e ndjen nga afër stërvitjen “ferr” tek Atletiko e Madridit, ku ky brazilian me pashaportë spanjolle, me të vërtetë, mezi qëndron në këmbë mbas stërvitjes mjaft intensive që i bën atij profe (profesori) Ortega, përgatitësi i ushtrimeve fizike te ky ekip spanjoll. Taktika dhe mënyra e lojës që aplikon trajneri Diego Simeone, bazohen te loja e fortë me shumë vrapime, pra, shkurt, të një përgatitje mjaft e madhe fizike.
Atletiko e Madridit konsiderohet si një ekip, ku zhvillohen seanca stërvitore “ferr”, për të cilat është ngarkuar profe Ortega. Dhe tani këto stërvitje po i ndjen në lëkurën e vet edhe Diego Kosta që do të nisë të luajë, duke filluar na janari i ardhshëm, kështu që atë nuk po e kursen as profe Ortega që, me të vërtetë, po “ia nxjerr shpirtin” atij, saqë, mbas stërvitjeve, Kosta mezi qëndron në këmbë.
Sfidanti.al