Dihet se anglezët janë gati të bëjnë statistika për gjithçka, kështu që nuk e kanë të vështirë që të masin edhe shpejtësinë e lojtarëve. A e keni bërë ndonjëherë pyetjen se cili është lojtari më i shpejtë në Premier Ligë? Rekordin e mban futbollisti i Mançester Sitit, Leroj Sane. Ky futbollist arriti që të thyejë rekordin e deritanishëm që e ka mbajtur Xhejmi Vardi me 35,09 km/orë. Sane arriti që ta thyejë rekordin gjatë ndeshjes së ekipit të tij me Celsin, ku arriti një shpejtësi 35,48 km/orë.
Sane ka ardhur te ManSiti nga Shalke, më 2016, pasi për të u paguan 37 milionë euro, ndërsa, gjatë këtij sezoni, ai po luan, me të vërtetë, shumë mirë dhe, deri tani, ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistenca për gol. Në fakt, matja e shpejtësisë në Premier Ligë ka filluar, më 2014.
Sfidanti.al