Ezequiel Lavezzi, ish-sulmuesi i Napolit, Paris Saint-Germainit dhe Kombëtares së Argjentinës, ka folur hapur për periudhën e vështirë që ka kaluar pas përfundimit të karrierës si futbollist. Në një intervistë për “Prime Video”, 41-vjeçari ka zbuluar se ka luftuar me depresionin, se është shtruar në një klinikë dhe se aktualisht vijon trajtimin dhe merr medikamente.

