Të reja interesante publikohen në lidhje me rastin Lavezzi që fillimisht u mendua se u godit më thikë e më pas u shtrua në spital por vetëm një pjesë e e këtij rrëfimi është e vërtetë. Fillimisht u raportua se teksa ndodhej në vilën e tij në Argjentinë, ai kishte marrë plagë me armë të ftohtë pas një sherri në familje por sipas ish-sulmuesit që është larguar nga spitali, e vërteta është ndryshe. Sipas tij, plaga u shkaktua për shkak të rrëzimit në vilë dhe këtë version e mbështet edhe policiam lokale bashkë me drejteusen e klinikës, María del Carmen Lorente. Sipas saj, Lavezzi kishte thyer klavikulën për shkak të një incidenti banal gjatë festës private, ndërsa familja e tij kontaktoi mediat duke deklaruar se ky është versioni zyrtar dhe nuk ka pasur asnjë sherr.
sfidanti.al