Kinë, Lavezzi mes polemikave, akuzohet për racizëm për shkak të një fotoje

Ezequiel Lavezzi e sheh veten ne vorbullën e polemikave në Kinë. Ish futbollisti I Napolit e Paris Saint Germain, që aktualisht aktivizohet me Hebei Fortune është kthyer në një çështje në vendin nga Lindja e Largët për shkak të një fotografie që në pamje të parë duket si e pafajshme. Në këtë foto zyrtare, Lavezzi që është i veshur me uniformën e skuadrës së tij, shfaqet me dy gishtat e tij në sy duke imituar formën e bajames. Një gjest ky që në vendin aziatik konsiderohet fyes dhe për këtë arsye atrgjentinasi akuzohet për racizëm.

sfidanti.al