Djali i Lavezzit: Mbidozë? Mos shpikni gjëra të pavërteta

Pas një sherri familjar të dy javëve më parë, që e la me pasoja fizike, aq sa qe e nevojshme marrja e ndihmës mjekësore në spital, Ezequiel Lavezzi, ish-sulmes i Napolit, është sërish në qendër të thashethemeve. Supozohet se ish-futbollisti argjentinas është shtruar sërish në spital, këtë herë për shkak të konsumimit të një mbidoze lëndë narkotike. Djali i tij, Tomas, shkoi në rrjetet sociale për të bërë një përditësim të gjendjes shëndetësore të babait të tij, duke i hedhur poshtë aludimet se ka konsumuar drogë apo ilaçe qetësuese.

“Babai im është mirë dhe po trajtohet, mos shpikni gjëra që nuk janë të vërteta. Nuk ka mbidozë, apo diçka të tillë që është thënë në media”.

sfidanti.al