Dinamo City po tregohet shumë aktive në merkato në këto ditë të para të janarit. “Blutë” kanë prezantuar gjatë ditës së djeshme afrimet e Jorgo Meksit dhe Mory Bamba, ndërsa sot është zyrtarizuar blerja më e re: Stivian Janku. 26-vjeçari është një emër i njohur në futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur edhe fanellën e Partizanit, Luftëtarit dhe Bylisit, ndërsa në pjesën e parë të sezonit luajti për Egnatian. Mbrojtësi ka firmosur kontratën me Dinamo City dhe është gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. “Stivian Janku është zyrtarisht pjesë e Fc Dinamo City. 26 vjeçari i cili pjesën e parë të sezonit ishte lojtar i skuadrës së Egnatias, ka firmosur në praninë e drejtorit Haris Fakiç, kontratën që e bën pjesë të familjes dinamovite në vazhdimësi. Janku i cili më herët ka luajtur edhe për skuadrat e Partizanit, Luftëtarit dhe Bylis, luan në qendër të mbrojtjes dhe është një vlerë e shtuar për ekipin tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al