Ish-mesfushori i Manchester United, Jesse Lingard, i cili aktualisht është lojtar i lirë, është lidhur me një lëvizje shokuese te gjiganti evropian, Barcelona. 31-vjeçari ka qenë në kërkim të një ekipi të ri që kur kontrata e tij me Nottingham Forest skadoi verën e kaluar. Mesfushori sulmues ka qenë duke u stërvitur vetë në Dubai për të mbajtur formën e tij fizike, me shpresën se një klub mund ta kontaktoj, dhe tani ai i është ofruar Barcelonës. Sipas gazetës “Sport” mesfushori anglez e ka vënë veten brenda mundësive të klubit dhe fakti se ai është lojtar i lirë përshtatet në buxhetin e tyre në lidhje me Fair Play Financiar, duke kërkuar më pak se 2 milionë euro për pjesën tjetër të sezonit.
sfidanti.al