Lavezzi shtrohet në spital për mbidozë

Thashetheme të reja për gjendjen shëndetësore të Ezequiel Lavezzi. Sipas disa mediave argjentinase, ish-sulmuesi i Napolit dhe PSG-së është shtruar në terapi intensive në spitalin Zabala në Buenos Aires për shkak të një mbidoze. Një lajm i mohuar kategorikisht nga djali i tij. “Babai im është mirë dhe po trajtohet, mos shpikni gjëra që nuk janë të vërteta – deklaroi Tomas Lavezzi – Ai nuk e teproi dhe asgjë nga ato që thonë nuk është e vërtetë. Ai është mirë. Këtë po ua them të gjithë atyre që janë të shqetësuar sinqerisht për të. Mjaft më mjaft, ndaloni së shpiku versione të rreme të asaj që ndodhi”. Pas shtrimit të tij në spital në Uruguaj më 20 dhjetor pas një zënke të supozuar dhe një dëmtimi të paspecifikuar dhe transferimit të komplikuar në një spital argjentinas, gjendja shëndetësore e Ezequiel Lavezzi vazhdon të jetë një mister. Disa media lokale flasin për varësinë nga droga dhe një shtrim të ri në qendrën e rehabilitimit Gens, në veri të kryeqytetit argjentinas. Megjithatë, familja e ish-sulmuesit të Napolit vazhdon të fshihet pas sekretit maksimal dhe të japë informacione krejtësisht të ndryshme.

sfidanti.al