Mazzochi, debutimi i “frikshëm”

Sa kohe duhet per te transformuar nje dite endrrash ne nje dite makthi? 292 sekonda eshte pergjigja ose me sakte 4 minuta e 52 sekonda qe kaluan nga debutimi me fanelen e Napolit i Pasquale Mazzocchit dhe perjashtimi me karton te kuq ne fushen e Torinos. Mbrojtesi i majte i ardhur ne merkaton e janarit nga Salernitana, hyri ne fushen e lojes ne pjesen e dyte por pas nje faulli te rende ndaj Lazaro-s u largua me karton te kuq. Vetem Alessandro Zamboni ne 1997 ishte i vetmi qe kishte bere nje debutim te tille per Napolin dhe tashme shtohet dhe Mazzocchi.

Nje episod jo i zakonshem, sigurisht per t’u harruar per protagonistin e ndeshjes. Nje gje e tille ndodhi dhe ne sezonin 2022-2023 me Luis Maximiano, ish portierin e Lazios, i cili u ndeshkua me karton te kuq pikerisht ne debutimin e tij ne “Olimpico” perballe Bolognas. 5 apo 6 minuta nuk perbejne rekord sidomos per debutuesit. Ne historine e Serise A nuk kane munguar karton e kuq me te shpejte ne histori dhe rekordi mbahet nga Giuseppe Lorenzo i Bolognas ne dhjetor 1990, qe u ndeshkua me te kuq vetem pas 10 sekondash nga futja e tij ne fushen e lojes. Ndersa me i shpejti gjate viteve te fundit i takon juventinit Moise Kean qe u largua nga fusha e lojes vetem pas 40 sekondash ne takimin Roma-Juventus.

sfidanti.al