Lavezzi në spital për 30 mln. dollarë

Ezequiel Lavezzi po kalon ditë të vështira. Pak ditë më parë u publikua lajmi që ish-lojtari I Napolit ishte goditur me thikë gjatë një zënke në familje, por më pas ky lajm u përgënjeshtrua. Argjentinasi u shtua në një spital në Uruguai, por ndërkohë nga Argjentina vinin lajme se Lavezzi kishte filluar një kurë për të hequr dorë nga përdorimi i drograve. Ndërsa sot ka një tjetër pistë në lidhje me këtë temë. Sipas “Corriere della Sera” dhe disa mediave argjentinase, shkak për sëmundjen e ish-sulmuesit të Napolit është bërë një mashtrim nga ish-agjenti i tij Alejandro Mazzoni, që i ka vjedhur Lavezzit rreth 30 milionë dollarë. Argjentinasi ka pësuar një zhgënjim të madh, pasi autori i vjedhjes ishte një nga njerëzit e tij më të besuar. Familja e Lavezzit është munduar që të qetësojë fansat, duke deklaruar se ai është mirë, por në fakt nuk dihet si është në të vërtetë gjendja e tij.

sfidanti.al