Klubi turk, Manisa ka njoftuar shkëputjen e kontratës me drejtuesin shqiptar, Nderim Nexhipi. Gjatë verës, Nexhipi la Ballkanin për t’u bashkuar me klubin nga Liga e Dytë Turke, Manisa, në postin e drejtorit menaxhues. Megjithatë, rezultatet jo të mira të klubit kanë bërë që drejtuesit të marrin vendim të largojnë Nexhipin dhe drejtorin teknik nga detyra. Vendimi është marrë pasi palët kanë gjetur gjihën e përbashkët. “Ne jemi ndarë me marrëveshje të përbashkët me drejtorin tonë teknik Osman Ozkoylu dhe drejtorin tonë menaxhues Nderim Nexhipi. Falënderojmë Osman Ozkoylu dhe Nderim Nexhipin për shërbimet e tyre ndaj klubit tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre të ardhshme”, thuhet në njoftim.
sfidanti.al