Belen Rodrigez e Lavezzi te pandashem ne Uruguaj; thua te jete dashuri?

Ezekjel Lavezzi eshte dashuria e re e Belen Rodrigez? Ky eshte lajmi i bujshem i publikuar nga e perjavshmja e kronikave roze ‘Chi’ qe iu referua zerave qe vijne nga Amerika Latine. Show-girl argjentinase ndodhet ne Uruguaj me miqte e femijerise dhe aty ka takuar serish ish sulmuesin e Napolit te cilin e kishte takuar edhe me pare kur ishte ende ne Serine A, por ne ate kohe qe te dy ishin te impenjuar ne lidhje te tjera.

Por tani qe jane te dy single mendohet se mes tyre ka lindur nje histori dashurie. Gjithnje sipas asaj qe publikohet grupi i miqve te Lavezzit dhe ai i Belenes ishin te pandashem ne 2 javet e fundit.

Madje edhe miket e Belenes qe prisnin kthimin e saj para 6 janarit, i kane humbur kontaktet me te, nderkohe qe argjentinasja shfaqet ne rrjetet sociale me postimin: ‘Ne boten time jam plot energji pozitive’.

Sfidanti.al