Barcelona do të duhet të hapë sërish arkat për të dhënë para për Ousmane Dembele. Sipas revistës gjermane ‘Kicker’, klubi katalanas do të duhet të derdhë në arkat e Borussia Dortmund edhe 5 milionë Euro të tjerë pasi francezi e arriti edhe një objektiv tjetër që ishte përfshirë në akordin mes dy klubeve në 2017.

