Cilët janë “asat” nën mëngë për Ksavin? Dembele dhe Adama Traore!

Trajneri i Barcelonës thotë se ka pasur gjithnjë dobësi për futbollistë që kanë cilësi fizike superiore ndaj të tjerëve, dhe të cilët mund të zgjidhin ndeshjet në momente të caktuara. Nuk po flasim për një Mesi apo Nejmar, por për lojtarë të shpejtë si “shigjetë” që përfitojnë nga topat e gjatë dhe lenë prapa mbrojtësit. Këta “asa nën mëngë”, siç i cilëson e përditshmja katalanase, “Sport”, janë pikërisht Usman Dembele dhe Adama Traore. Tepër të shpejt dhe shumë të fortë fizikisht. Traoren, Ksavi e ktheu në Barcelonë pas shumë vitesh duke e marrë në janar, ndërsa Dembele pritej të largohej dhe e mërziti shumë presidenti Laporta. Gjithsesi, Ksavi nuk e pati problem të bindte Laportën se sulmuesi francez është i rëndësishëm dhe i veçantë.

Sfidanti.al