Bajrami dhe Empoli me fat, Juventusi u vjen përballë me 8 lojtarë minus!

“La Gazeta delo Sport” shkruan se infermieria e ish-kampionëve është sërish e mbushur ndërsa trajneri Alegri nuk ka pasur aspak fat këtë sezon me dëmtimet. Juventusi shkon në ndeshjen ndaj Empolit në fushë kundërshtare duke pasur 8 mungesa, dhe ky mund të jetë një rast i mirë për ekipin e Nedim Bajramit për të marrë rezultat pozitiv. Të mos harrojmë, se toskanët fituan 1-0 në Torino në fazën e parë. Mekkeni dhe Aleks Sandro u dëmtuan me Vijarrealin, Dibala e Kielini mbeten sërish jashtë, Kieza kuptohet që e ka mbyllur sezonin, ashtu si edhe Kaio Zhorge që u dëmtua së fundmi. Në ekip nuk do të jenë as Bernardeski dhe Rugani. Dëmtimet kanë qenë të shumta këtë sezon, me plot 16 ndalesa, ku më shumë kanë vuajtur Dibala, Danilo, Kielini apo Kaio Zhorge.

Sfidanti.al