Do të nisë në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme ndeshja vendimtare e raundit të dytë në Ligën e Europës. Napoli pret Barcelonën në stadiumin “Maradona” me synimin për të eleminuar për herë të parë një gjigand të tillë të kontinentit. Barazimi 1-1 në “Kamp Nou” nuk jep epërsi për golin jashtë fushe, por gjithsesi italianët kanë një plus sepse luajnë në fushën e tyre. Trajneri Luçiano Spaleti kërkon reagim që pas vështirësive të hasura në Kaljari për Serinë A. “Duhet të luajmë si ushtarë, jo si komandantë, – tha trajneri i mbiquajtur “prifti”, – nuk duhet të tërhiqemi prapa, ndryshe do të na masakrojnë. Stadiumin do ta kemi me vete”. Për fat, Napoli ka rikuperuar lojtarë si Insinjen dhe Politanon, ndërsa Osimheni dhe Fabian Ruiz janë më mirë fizikisht, pra Spaleti ka mundësi të hedhë në fushë një skuadër të fortë. Në fund një kompliment për Osimhenin. “Është i egër njësoj si Diego”.
Sfidanti.al