Nuk dihet nëse do të jetë në gjendje të japë maksimumin me skemat e trajnerit të tij, Tomas Tuhel, dhe përballë një mbrojtjeje tepër të fortë të udhëhequr nga Virgil Van Dajk, por gjithsesi, ekziston mundësia që sulmuesi belg të jetë rezervuar këtë herë me qëllim. Tuheli deklaroi se “nuk e aktivizova Lukakun ndaj Lilës sepse ishte i lodhur që pas ndeshjes me Kristël Palasin”, ndërsa analistët anglezë theksojnë se gjigandi do të jetë tepër i nevojshëm për të dielën ndaj Liverpulit në finalen e Kupës së Ligës (Karabao). Në “Uembli” në orën 17:30 do të luhet për trofeun e parë të sezonit, dhe blutë e Londrës nuk duan ta humbasin, ndërsa u lodhën këtë të martë. Për fatin e tyre, Liverpuli e pati ndeshjen të mërkurën.
Sfidanti.al