Napoli kundër Barçës: Kemi besim, Zotin e kemi me vete!

Trajneri Luçiano Spaleti kërkon edhe ndihmën “hyjnore” për një sfidë të tillë kaq të vështirë, në të cilën sipas parashikimeve katalanasit janë favoritë. Napoli do të luajë në stadiumin me emrin “Maradona”, ndonëse Diego Armando nuk do të mund të jetë në tribunë sepse prej 1 viti e më shumë ka mbyllur sytë përgjithmonë. “Diego nuk e ka pasur kurrë problem për të gjetur se me këtë do të jetë, – tha Spaleti, – jam i bindur se do të jetë me ne. Sot nuk e kemi një Maradona, por që të gjithë së bashku mund të vlejmë sa ai, që do të dojë të shikojë ato aksione spektakolare që është mësuar të bëjë. Duhet të mbetemi në kujtesën e tifozëve tanë. Mentaliteti ynë duhet të jetë që asgjë nuk është e pamundur, ajo që është e pamundur bëhet e mundur nga Zoti, dhe Zoti është me ne!”

Sfidanti.al