Paris SG do të ketë treshen e sulmit të marrë nga Barcelona!

Ja që ndodh edhe kështu, dhe duhej të kalonin më pak se 5 vjet që të ndodhte. Paris SG, bashkë me Usman Dembelenë, do të formojë një treshe sulmi që të gjithën me prejardhje nga Barcelona, dhe sezonin që vjen mund ta ketë të vetmen treshe sulmi titullare. Dembele shkon në Paris që nga “Kamp Nou”, diçka që e bëri Lionel Mesi verën e kaluar, ndërsa Nejmar e realizoi si transferim në verë 2017. Në korrik të këtij viti, Kilian Mbape pritet të shkojë tek Reali, dhe në “Parkun e Princave” të jetë treshja ofensive Mesi-Dembele-Nejmar.

Sfidanti.al