Dembele sulmon Barcelonën, por Hristo Stoiçkov e “gozhdon”!

Pasi klubi i dha ultimatum që të largohet sa më shpejt që të jetë e mundur, sulmuesi francez u përgjigj. Usman Dembelesë nuk i pëlqeu sulmi i drejtorit të futbollit, Alemani, ndaj edhe deklaroi se nuk kishte ndërmend të dorëzohej para shantazhit, pra që të zgjidhte largimin vullnetar nga ekipi në janar. Mund të pasojë përjashtimi dhe kalimi tek Barcelona B, apo tek ekipi i të rinjve. Gjithsesi, pas fjalëve të Dembelesë, vjen reagimi i një legjende të “Kamp Nout” dhe të Bullgarisë. Hristo Stoiçkov sulmoi 24-vjeçarin duke i thënë se “kurrë nuk arrite të kuptosh se çfarë do të thotë Barcelonë, dhe se nuk duhet ta njollosësh stemën”. “Unë mësova historinë e klubit, – vazhdoi Stoiçkovi, – mësova për Kubalën, Karraskon, Linekerin, Hoze Mari Bakeron, Hulio Salinasin, ndërsa ti nuk e bëra kurrë”. Barcelona e mori Dembelenë për 105 milionë nga Dortmundi në 2017, por kurrë nuk ia mori potencialin e vërtetë, dhe mund ta humbasë me parametër zero.

Sfidanti.al