Ç‘ballo me maska kjo e Vllaznisë! Një herë e bukur, pastaj e ..pabukur

Një javë më pare, Vllaznia mori një kompliment jo fort të zakonshëm , kur “shkeli” të drejtat e njeriut duke ia marrë tërë oksigjenin e ndeshjes Tiranës , duke i lënë si lëmoshë vetëm 1 pikë të ..vogël! Nuk bëhen përditë krahasime të tilla: “Nëse kampionati do të matej me lojë dhe jo me pikë, Vllaznia do të ishte e para në klasifikim dhe ekipet e tjera do të vinin më pas, bile edhe ca vende bosh në mes. ! Vetëm disa ditë kaluan, dhe fjalët e bukura u tretën shpejt, madje duket sikur e kanë dehur kaq shumë Vllazninë, sa këtë herë i merreshin këmbët dhe nuk gjente dot as portën e Egnatias..

Ndaj edhe në Shkodër hedhin romuze, tamam sipas të stilit të tyre thumbues se ekipi nuk është “gjithnjë në qejf” , për t’i bërë qokën lojës së bukur në vazhdimësi. Një herë të miklojnë ndjeshëm me Tiranën, dominuesen e kampionatit, dhe një herë të zhgënjejnë ndjeshëm me Egnatian, ku sumuesit Aralica dhe Gjorgjeviç pozonin para portës kundershtare , se cili do ta çonte topin për “ laraska”. Pale ato fjalët e trajnerit Ramadani të Egnatias, të cilat mund të merren edhe si një shkelm në të pasmet e Vllaznisë, e cila u tregua kaq mëndjelehtë : “ Si barazuam me Vllazninë? Na motivuan deklaratat e tyre para ndeshjes..”

Sfidanti.al