Metoda e re e Guardiolës, 1 javë pushim për yjet e Sitit

Në total do të kenë rreth 15 ditë pa aktivitet dhe trajneri i tyre mendoi për diçka ndryshe. Edhe pse Mançester Siti planifikoi fillimisht një fazë përgatitore dimërore në Abu Dabi, pra në një vend të ngrohtë, Pep Guardiola vendosi në mënyrë tjetër, duke u dhënë 1 javë pushim lojtarëve të tij. Futbollistët e Sitit kanë qenë shumë të ngarkuar këto kohë, plus patën edhe një epidemi Kovid, ndaj Pepi mendoi se gjëja më e mirë do të ishte të mos udhëtohej, por që të pushohej. Një javë pushim do të ketë edhe Rijad Mahrez kur të kthehet nga Kupa e Afrikës. Ndeshja e radhës e kampionëve do të luhet në 5 shkurt ndaj Fulhamit në Kupën e Anglisë.

Sfidanti.al