Rydigeri i vendos çmimin vetes: Dua 55 milionë euro për 4 vjet!

Le ta dëgjojë Çelsi, po ashtu edhe Reali, Bajerni, Paris SG apo klubet e tjerë që interesohen për shërbimin e tij. Ky është çmimi që i ka vendosur vetes Antonio Rydiger, mbrojtësi gjerman i Çelsit, që kërkon 55 milionë euro në 4 vjet, përfshi rrogën bazë, shumën që jepet si shpërblim për firmën, dhe klauzolat e tjera në kontratë. Lojtarit të kombëtares së Gjermanisë i përfundon kontrata në verë, dhe është në bisedime me Çelsin, por është i lejuar ligjërisht të bisedojë edhe me të tjerë. Reali fillimisht i hodhi poshtë pretendimet e tij, por historia vazhdon.

Sfidanti.al