Le të vijë halli si të dojë, trajneri e ka ndarë mendjen. Tek Barcelona gjërat po bëhen më të qarta, por ai që nuk qartësohet deri tani është Usman Dembele, ndaj edhe Ksavi Hernandez pati një mesazh direkt për të. Tekniku katalanas takoi agjentin e sulmuesit francez, Sisokonë, dhe ia tha hapur se “nëse lojtari vendos që të qendrojë me ne, ai nuk do të luajë”. Kjo është politika e klubit, dhe trajneri nuk dëshiron lojtarë që nuk janë të përkushtuar. Për më tepër, gjendja me sulmin tek Barcelona aktualisht është më e mirë. Mbeten edhe pak ditë deri në mbylljen e periudhës së transferimeve dhe Barça shpreson që Dembele të largohet dhe ajo të fitojë diçka nga kartoni i tij.
Sfidanti.al