Nagelsmani i shqetësuar, Zyle po ikën dhe Upamekano bën gabime!

Si i bëhet me qendrën e mbrojtjes tek Bajerni i Mynihut? Pasi verën e kaluar u larguan lojtarë si David Alaba e Zherom Boateng, një tjetër po ikën, ndërsa ata që mbeten nuk janë gjithnjë të besueshëm. Niklas Zyle u ndje u nënvlerësuar në “Zebener Shtrase” sepse i dhanë 10 milionë euro rrogë në vit, në krahasim me 17 milionë që kërkoi, diçka që lojtarëve si Kimih apo të tjerë ua kanë dhënë. Me ikjen e Zyles, trajneri Julian Nagelsman duhet të “kullandriset” me atë që ka (edhe pse klubi do të marrë përforcime), ndërsa Dajot Upamekano i ardhur nga Lajpcigu nuk po jep atë që pritej. Nagelsmani e kritikoi publikisht (diçka që e bën rrallë me lojtarët e tij) për gabimin e rëndë që solli golin e pësuar ndaj Hertës, edhe pse ndeshja u fitua 4-1. Trajneri madje foli gjatë për këtë gabim, duke treguar sesa i mërzitur ishte me Upamekanon.

Sfidanti.al