Mrekullia e fundjavës në kampionatin gjerman ishte padyshim sulmuesi norvegjez i Dortmundit, ndonëse një “medalje” e mori një anglez. Xhejdën Sanço u bë më i riu lojtar në historinë e Bundesligës që arrin në 35 gola, në moshën 20.91 vjeç. Lojtari i krahut realizoi në fitoren 4-0 në derbin e Ruhrit në fushën e Shalkes.
