Si dreqin ndodhi me një kundërshtar të tillë? Borusia nuk humbiste prej 11 vitesh në “Signal Iduna Park” ndaj Shtutgartit, dhe tani jo vetëm që pësoi disfatë, por çfarë disfate, plot 1-5, duke marrë një goditje tjetër të rëndë në pretendimet (sado të zbehta) për titull në Gjermani. Dortmundi u mposht keq dhe trajneri Lysien Favre nuk po gjen dot zgjidhje për këto “rrëshqitje” të rënda të të besuarve të tij, që një ditë luftojnë barabar me Bajernin, dhe një ditë tjetër duket si ekip të rinjsh. Sulmuesi nga Republika Demokratike e Kongos, Silas Vamangituka shënoi 2 gola, ndërsa Forster, Tangui Kulibali e Gonzales realizuan të tjerët për miqtë. Rejna barazoi përkohësisht për Dortmundin. Tashmë, nënkampionët janë 5 pikë prapa Lajpcigut, dhe në vendin e 5-të të Bundesligës, ndërsa trajneri Favre padyshim që edhe e rrezikon postin. Mungesa e Halandit u ndje shumë, por jo vetë ajo sepse 5 golat nuk u pësuan sepse ishte sulmi i dobët, por për shkak të problemeve në fazën mbrojtëse.
Sfidanti.al