Për ta besuar në gjithçka do të duhet të presim kur ai të largohet edhe nga Juventusi, siç u largua nga Barcelona. Artur Melo jep një intervistë dhe i kërkohet, ajo që është e pashmangshme, një krahasim mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, meqë tashmë i njeh nga afër të dy. “Ata janë që të dy kampionë, – tha 24-vjeçari brazilian, – ata janë thuajse të njëjtë, të përqëndruar nga fillimi deri në fund. Nëse shënojnë 3 gola, menjëherë mendojnë për të katërtin. Ata nuk heqin dorë kurrë deri në fund. Kjo të motivon shumë, të bën të japësh maksimumin. Duke e krahasuar me Mesin, Ronaldo flet më shumë, është më i hapur dhe nuk tërhiqet kurrë nëse një shok skuadre i kërkon ndihmë, duke frymëzuar vendosmëri të fortë”. Një nënkuptim që Mesi është më i mbyllur, por gjithsesi, Artur do të jetë më i ekuilibruar kur të largohet nga Juvja, pra edhe nga Ronaldo.
Sfidanti.al