Humbja poshtëruese 6-0 ndaj Spanjës do të sjellë reagimin e skuadrës gjermane të futbollit. Kjo është bindja e shfaqur nga mesfushori Kai Havertz në një intervistë për Sky gjerman
‘Besoj se një ekip i ri si ai që kemi ne do të marrë mësimet nga humbja 6-0-tha Havertz-do ta kalojmë këtë, do të ndodhë kështu me shumë siguri. Kemi një skuadër cilësore’
Havertz, 21 vjec shfaqi edhe kënaqësinë e tij për konfirmimin e Joachim Loew në pankinën e Gjermanisë në Evropianin e vitit të ardhshëm.
‘Jemi shumë të kënaqur me trajnerindhe ende kemi shumë për të bërë në të ardhmen-vijoi Havertz-mediave dhe tifozëve u kërkoj të bëjnë durim’.
Kai Havertz foli në lidhje me kthimin e mundshëm në përfaqësuese të Thomas Müller, Mats Hummels dhe Jérôme Boateng, të cilët janë lënë jashtë skuadre nga ana e Loew që nga viti 2019, por pa dhënë një opinion të qartë
‘Për mendimin tim, janë futbollistë të jashtëzakonshem që bënë gjëra të mëdha për ekipin-tha Havertz-por ne nuk mund të flasim për këtë, duhet ta bëjë trajneri . Do të ishte një gabim për mua që të jepja opinionin për këtë’
Sfidanti.al