F1 Abu Dhabi, Max Verstappen shkatërron planet e ‘en plein’ të Mercedes për pole position

Pole position i fundit i këtij sezoni në Botërorin e Formula 1 është i Max Versappen. Në Abu Dhabi në pistën e Yas Marinës, piloti holandez i Red Bull mposhti në fotofinish në provat kualifikuese dy makinat Mercedes që fillimisht me Hamilton dhe më pas me Bottas filloi të ëndërrojë për pole positionin e 17 në 17 gara të Formula 1, dicka që do të përbënte një rekord.

Gjithcka ndodhi në xhiron e fundit kur Verstappen regjistroi kohën 1 minutë 35 sekonda e 246 të mijtat duke e lënë Valtteri Bottas në vendin e dytë me vetëm 25 të mijtat më shumë, ndërkohë që pas tij janë Hamilton i kthyer pasi kaloi Covid dhe Lando Norris në vendin e tretë dhe të katërt.

Ai që gëzohet më shumë për mbylljen e këtij sezoni është Ferrari paraqitjet e të cilit kanë qenë një katastrofë e vërtetë. Në kualifikueset e garës së fundit, Charles Leclerc shënoi kohën e 9 më të mirë, por për shkak të penalizimit të marrë në garën e Shakirit do të nisë garën nga vendi i 12 përpara kolegut të tij Sebastian Vettel që këtë fundjavë i jep lamtumirën Ferrarit për t’u bashkuar me Aston martin në 2021

Sfidanti.al